Një parti i është bashkuar listët zgjedhore të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i PSHDK’së, Emanuel Demaj, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
“Urime marrëveshja LDK-PSHDK. Na shkoftë mbarë”, ka thënë ai.
Afati për koalicione parazgjedhore ka përfunduar andaj pritet që PSHDK të shkrihet në listën zgjedhore të LDK’së.
Fushata zgjedhore e këtyre zgjedhjeve do të fillojë me 25 shtator dhe përfundon me 4 tetor. Zgjedhjet mbahen të dielën e parë të muajit tetor, saktësisht me datën 6 tetor. Organizimi i këtyre zgjedhjeve pritet që të i kushtojë buxhetit të Kosovës diku 6 milionë dollarë.