
AAK-ja pro tërheqjes së 30% të Trustit, u bën thirrje edhe partive tjera ta përkrahin.
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se është e drejtë e qytetarëve që të tërheqin para nga Trusti.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se e gjithë logjika e Trustit është “kursimi personal” nga të hyrat e qytetarëve.
“Logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, prandaj ne e vlerësojmë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve në kohë krize,” ka shkruar ai.
Tutje, deputeti I AAK-së ka bërë thirrje që të gjithë kolegët e tij në kuvend ta mbështesin tërheqjen e parave nga Trusti.
“U bëjë thirrje deputetëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të shumës së trustit. Nuk duhet që në gjendje të jashtëzakonshme të sillemi zakonshëm!” përfundoi Tahiri.
Lexoni postimin e plotë:
Logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, prandaj ne e vlerësojmë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve në kohë krize.
U bëjë thirrje deputetëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të shumës së trustit.
Nuk duhet që në gjendje të jashtëzakonshme të sillemi zakonshëm.