Kjo është partia shqiptare që i fitoj zgjedhjet në Maqedoninë Veriore.
Vetëm disa minuta pasi dolën informacionet e para nga përpunimi i votave në terren nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u bllokua.
Nga ajo çfarë u pa për herë të fundit nga përpunimi i rezultateve në 566 vendvotime, ose 12 ose 13 për qind e vendvotimeve u vërejt se koalicioni “Mundemi” e udhëhequr nga LSDM-ja prin me 34 për qind.
VMRO-DPMNE ka 33 për qind.
Kurse partia e tretë në nivel nacional, por e para nga partitë shqiptare është BDI me 12 për qind.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët për momentin ka 10 për qind.