
E ardhmja e Adnan Januzajt pritet të jetë largë Real Sociedadit.
Adnan Januzaj pritet të largohet nga Real Sociedadi. Sulmuesi shqiptar thuhet se nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin spanjoll, që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Sipas “Mundo Deportivos”, interesim për Januzajn ka shprehur Fenerbahçe. Klubi turk thuhet se do të tentojë ta bindë 26-vjeçarin të transferohet në Stamboll.
Januzaj është pjesë e Sociedadit që nga viti 2017. Këtë sezon ka 10 paraqitje në të gjitha garat dhe një gol të shënuar.