Kjo rrugë e Prishtinës, nga nesër do të jetë e mbyllur për një muaj

14:13 | 11 Shtator 2022

Nga nesër, kjo rrugë e Prishtinës do të jetë e mbyllur për një muaj.

Gjykata Supreme e Kosovës ka bërë të ditur se nesër nisin punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.

Për këtë shkak, kjo rrugë do të jetë e mbyllur një muaj.

“Nga dita e hënë 12.09.2022, nisin punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi” tek Pallati i Drejtësisë, dhe siç njofton Komuna e Prishtinës, kjo rrugë do të bllokohet për një muaj, përkatësisht deri më datë 12.10.2022.

Ky njoftim shërben për qytetarët dhe stafin e Pallatit të Drejtësisë që të përdorin rrugët alternative si në skicën e mëposhtme”, thuhet në njoftim.

Komento: