Krzysztof Piatek ka treguar për herë të parë se për cilën skuadër bënte tifo kur ishte fëmijë.
Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek, ka zbuluar se e kishte adhuruar Arsenalin kur ishte fëmijë.
Sulmuesi polak ka thënë më tej se ai kishte pëlqyer edhe lojtar si Thierry Henry e Dennis Berkamp.
“Unë isha një tifoz i Arsenalit që po rritej”, ka zbuluar Piatek, përcjell lajmi.net.
“Më pëlqeu me të vërtetë stili i lojës së Ëenger dhe kam admiruar kampionë si Thierry Henry dhe Dennis Bergkamp.
“Unë e bëra festimin tim të ‘pistolero’ pasi kam shënuar një gol dhe më pas qëndroi. Tani ai përfaqëson një fat për mua.
“Kam parë se si njerëzit në Itali janë çmendur për këtë festë. Genoa është një qytet ku unë ndjeva mirë.
“Në veçanti unë e doja detin, klimën e butë dhe ushqimin e mirë.”, ka shtuar më tej polaku.