Nicolo Barella, ka qenë njëri nga futbollistët më të komentuar në afatin kalimtar.
Tottenham Hotspur, ishte i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Interit, Nicolo Barella në merkaton e verës dhe madje kishte pyetur për disponueshmërinë e lojtarit me klubin, përcjell ORAinfo.
Por, skuadra e Serisë A e bëri të qartë se italiani nuk është në shitje, sipas Corriere dello Sport./ORAinfo/