
Pasi i dha fund karrierës së tij të gjatë dhe historike 16-vjeçare në Real Madrid, Marcelo është në kërkim të një klubi të ri.
Në moshën 34-vjeçare dhe me një pagë të madhe, është shumë e vështirë të gjesh një ekip që mund të paguajë për dikë si mbrojtësi i majtë brazilian, përcjell ORAinfo.

Sipas ‘Foot-Mercato’, Marcelo iu ofrua Lionit, por pala franceze pasi e studioi seriozisht ofertën, e hodhi poshtë këtë opsion për shkak të pagës së brazilianit.
Marcelo merr rreth nëntë milionë euro në vit, një shumë të cilën Lyon e konsideron të tepërt, veçanërisht duke pasur parasysh se ai tani është 34 vjeç dhe se ai bëri vetëm 18 paraqitje për Real Madrid sezonin e kaluar. Vetëm shtatë prej tyre ishin si titullar./ORAinfo/