Cristiano Ronaldo, ishte shumë i lidhur me një kalim në Stamford Bridge në verë, por një marrëveshje nuk u materializua në fund.
Tani Chelsea nuk po mendon të bëjë një lëvizje për portugezin në janar, pasi ata kanë prioritetet e tyre tani diku tjetër sipas Fabrizio Romano, përcjell ORAinfo.
Në rubrikën e tij, Romano shkroi, “Kuptimi im për momentin është se nuk flitet për Cristiano Ronaldon pasi Chelsea është i zënë me prioritete të ndryshme, duke përfshirë drejtorin e ri. Kjo do të thotë se është shumë herët për të ditur për synimet e Chelseat për janarin”, tha ai./ORAinfo/