Kjo skuadër nuk e do Moratën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo skuadër nuk e do Moratën

09:52 | 09 Janar 2019

Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, nuk do të bashkohet me Valencian gjatë dritares së transferimit të janarit, raporton Super Deporte përcjell ORAinfo.

Klubi i La Ligas nuk mund të përballojë sulmuesin spanjoll, përveç nëse ka shitje të konsiderueshme.

Sevilla mendohet të ketë dorëzuar një ofertë kredie me qëllim të një marrëveshje të përhershme verën e ardhshme me vlerë 40 milionë euro .

Milan gjithashtu është lidhur me një lëvizje për sulmuesin, i cili duket i destinuar të largohet nga Stamford Bridge pasi ka shënuar vetëm pesë gola të Premierligës këtë sezon./ORAinfo/

Komento: