Kjo skuadër po prinë në garën për Haaland

17:32 | 20 Shkurt 2022

Manchester City, ka avantazhin në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland zbulon The Mirror.

Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Liverpool janë gjithashtu në garë për 21-vjeçari, i cili ka klauzolë lirimi prej 68 milionë £ (92 milionë dollarë) në kontratën e tij,përcjell ORAinfo.

Ish-ylli i Cityt, Alf-Inge Haaland, do të përfshihet më shumë në të ardhmen e djalit të tij, megjithatë, që do të thotë se kampionët e Premier League janë në një pozicion të fortë për të finalizuar një marrëveshje verore./ORAinfo/

Komento: