Kjo u ndodh pacientëve me diabet që infektohen me koronavirus

20:24 | 20 February 2021

Ja çfarë ndodh me pacientët me diabet që infektohen nga Covid-19.

Një studim i kryer nga hulumtues evropian, vuri në pah se diabeti rrit rrezikun e vdekjes tek pacientët që kontraktojnë me koronavirus të ri (COVID-19) dhe shtrohen në spital.

Sipas lajmit të UPI, në kuadër të hulumtimit që kanë zhvilluar ekspertët për diabet në Universitetin Nantes në Francë, kanë vlerësuar të dhënat e 2.800 të sëmurëve me diabet që trajtohen në 68 spitale të ndryshme në Francë.,

Rezultatet treguan se nga çdo 5 persona me diabet pacientë me COVID-19 që kanë nevojë për spital, kanë humbur jetën 1 muaj pasi janë shtruar në spital.

Sipas kësaj përqindja e vdekjes nga COVID-19 është 44 për qind më e madhe prej atyre që përdorin insulinë se sa nuk përdorin.

Ekspertët theksuan se luan rol të rëndësishëm kontrollimi i nivelit të sheqerit në gjak të këtyre pacientëve për të parandaluar vdekjet nga COVID-19.

Gjithashtu u theksua se ky grup duhet të vaksinohen me përparësi.

Komento: