
Me rastin e 90-vjetorit të lindjes dhe 8-vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar Adem Demaçi me propozim të kryetari Shaqir Totaj, Kuvendi i Komunës së Prizrenit të mërkurën më 22 korrik mban mbledhje solemne për ndarjen e çmimit të lirisë “Remzi Ademaj” (post mortem) dhe promovimin e librit kushtuar veprimtarit Adem Demaçi “Triada D”.
Mbledhja solemne do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit (“Shtëpia e Bardhë”) dhe do të fillojë në orën 11:00.