Klan Kosova e hedh poshtë vendimin e ARBK, do të ankohet në Gjykatë

18:14 | 28 Korrik 2023
klan-kosova-e-hedh-poshte-vendimin-e-arbk,-do-te-ankohet-ne-gjykate

Klan Kosova e hedh poshtë dhe e konsideron të padrejtë pretendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në ARBK lidhur me dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të televizionit.

Klani i ka si dëshmi të gjitha dokumentet që konfirmojnë se pronari i kompanisë është i regjistruar në komunën e Gjakovës të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Klan Kosova bën me dije se do ta ushtrojë të drejtën e ankesës në gjykatën kompetente.

Komento: