Klinaku: Dëshmorët të respektohen jo vetëm në përvjetorë

20:33 | 06 Mars 2024
klinaku:-deshmoret-te-respektohen-jo-vetem-ne-pervjetore


Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) thotë se Qeveritë duhet ta kujtojnë se kanë ardhur në pushtet si rezultat i luftës çlirimtare.

Ai për Front Online thotë se familjet e dëshmorëve dhe kategoritë e tjera të luftës, duhet të respektohen jo vetëm nëpër përvjetorë.

“Mesazhi i im për Qeverinë është që duhet ta kujtojë se qeveria aktuale dhe ato të kaluarat duhet ta kenë parasysh që kanë ardh në pushtet si rezultat i luftës tonë çlirimtare dhe kategorive që ne i përfaqësojmë, qofshin veteranë, invalidë dhe familjet e dëshmorëve, prandaj duhet të kemi kujdes të i respektojmë dhe t’i nderojmë këto vlera, dhe jo vetëm nëpër aktivitete ose përvjetorë kur i kanë ata, por duhet bashkëpunim edhe me organizatat që i përfaqësojnë këto vlera”, u shpreh ai.

Komento: