Klinaku e quan dyfytyrësh Konjufcën për vizitën e planifikuar në Hagë

13:41 | 13 Qershor 2022

Vizita e Konjufcës në Hagë, Klinaku e quan dyfytyrësh.

Nesër para Kuvendit, veteranët do të protestojnë kundër projektligjit për pagën minimale. Kështu bëri të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku.

Përveç kësaj, Klinaku ia ‘tha dy fjalë’ edhe kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, pas vizitës së këtij të fundit në Hagë.

Ai në një postim në Facebook, e quajti Konjufcën dyftyrësh, pasi sipas tij, ai një njërën anë e ka futur në rend të ditës projektligjin, ndërsa në anën tjetër i ka vizituar veteranët që ndodhen në paraburgim në Hagë.

“Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës! Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë”, ka shkruar i pari i veteranëve.

Komento: