Klinaku për Jack Smith: Asnjëherë s’ka punuar për drejtësi

18:24 | 19 November 2022

Faton Klinaku ka thënë se ish kryeprokurori, Jack Smith, i Gjykatës Speciale asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi.

Ai thekson se Smith njëjtë sikur UNMIK-u dhe EULEX-u ka bërë padrejtësi për të mos hetuar hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë.

“Ky monstrum Smith, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi, por sikur UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë” ka shkruar Klinaku.

Komento: