
Ka nisur protesta e veteranëve të Kosovës.
Ata janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit nën brohoritjet “UÇK”.
Organizuesit e kësaj proteste kanë kërkuar të protestohet qetësisht.
U.d. u kryetarit të veteranëve të “UÇK”, Faton Klinaku, ju ka kërkuar protestuesve të qëndrojnë të qetë dhe të mos e sulmojnë Policinë e Kosovës.
“Protestat tona do të vazhdojnë çdo herë që këta (deputetët) do të mbajnë seancë, ne do të jemi këtu. Tërhiqeni ligjin sepse deputetët që votojnë një ligj të tillë nuk e kanë vendin në Kuvend”, ka thënë ai.
Veteranët kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat, deri në realizimin e kërkesës së tyre.