Klinika e Gjinekologjisë përfiton nga fondacioni “Linda” i Al Trade Center

16:07 | 31 Dhjetor 2018

Repartit të Gjinekologjisë në Prishtinë ka përfituar sot një fondacion nga kompania “Al Trade Center”.

Ky fondacion nga kompania në fjalë është themeluar para një viti më parë me emrin “LINDA”,, e që në forma të ndryshme e mbështesin këtë repart.

Kompania, në vazhdën e aktiviteteve që kanë planifikuar t’i realizojnë për festat e fund-viti kanë dorëzuar fondacionin për këtë repart, siç edhe janë dakorduar edhe me Drejtoreshën e repartit që sipas nevojave të tyre, kanë bërë renovimin si dhe kanë siguruar komodina për shtretër të nënave.

Zyrtarë të kompanisë janë takuar me drejtoreshën e Klinikës Myrvete Paqarada, e cila në emër të nënave paciente dhe në emër të stafit e falënderoi këtë kompani për këtë mbështetje.

Ajo potencoi se kjo është kategoria më e ndjeshme e shoqërisë dhe se aty lind ardhmëria.

Al Trade Center me fondacionin Linda tashmë përkrah shumë fusha, ku kanë përfituar shumë institucione me nevojë.

Komento: