Agresioni rus ndaj Ukrainës po vazhdon.
Kryetari i Kievit dhe ish-boksieri i peshave të rënda, Vitali Klitschko ka thënë se në plan afatgjatë lufta në Ukrainë do ta dëmtojë shumë edhe Rusinë.
Ai ka thënë se ushtarët e rinj rusë po vdesin për asgjë më shumë se ambiciet e Putinit.
“Kjo është një tragjedi edhe për rusët dhe Federatën Ruse. Njerëzit s’e kuptojnë tani, por jam i sigurt se së shpejti do ta kuptojnë realitetin. Rusët po vdesin – dhe për çfarë? Për ambiciet e Putinit?”, ka deklaruar Klitschko, transmeton Gazeta Express.
Këto deklarata, Klitschko i ka thënë për BBC-në gjatë funeralit të aktivistit të njohur anti-korrupsion, Roman Ratushni, i cili është vrarë në rajonin e Kharkivit më 9 qershor.