Klodi ishte i ftuar në dasmën e Aurorës dhe Kushtrimit, e për shkak të tij, Elijona nuk shkoi – ja kush e shoqëroi bukuroshin

23:11 | 05 Tetor 2026

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Klodi Mihaj, ka ndarë me ndjekësit e tij disa momente nga dasma e dy ish-banorëve të reality shoë-t, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta.

Klodi ka qenë një nga të ftuarit në ceremoninë e dasmës së çiftit, duke qenë pranë tyre në një prej ditëve më të rëndësishme të jetës së tyre.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa pamje nga atmosfera e festës, duke treguar edhe momente nga mbrëmja e veçantë.

Në një prej postimeve të publikuara në Instagram, Klodi ka ndarë një fotografi nga ceremonia, të cilën e ka shoqëruar me përshkrimin “Ëedding guest moment”, që në shqip mund të përkthehet si “Moment nga dasma si i ftuar”.

Postimi i tij ka sjellë një tjetër pamje nga ceremonia e martesës së Kushtrimit dhe Aurorës, e cila mblodhi pranë çiftit familjarë, miq, të afërm, si dhe disa prej figurave të njohura që janë bërë pjesë e rrugëtimit të tyre në ekran.

Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta i dhanë fund beqarisë mbrëmjen e së dielës, duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre.

Pas ceremonisë, çifti ka ndarë edhe vetë momente nga kjo ditë e veçantë, duke falënderuar të gjithë personat që ishin pjesë e festës dhe që i shoqëruan me urime në këtë kapitull të ri të jetës.

Pjesëmarrja e Klodit në dasmë tregon gjithashtu se miqësitë dhe raportet e krijuara gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova” kanë vijuar edhe jashtë shtëpisë së reality shoë-t.

Ish-banorët kanë ruajtur lidhjet mes tyre dhe vazhdojnë të jenë pjesë e momenteve të rëndësishme të njëri-tjetrit.

Me publikimet e tij, Klodi ka përcjellë një pjesë të atmosferës së dasmës, ndërsa fansat kanë mundur të shohin më shumë nga festa ku çifti festoi martesën në praninë e njerëzve të tyre më të dashur./ORAinfo/

Komento: