Ankohet Klopp: Goli i dytë i United ishte “offside”, nuk ishim perfektë.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ankuar në referim, por edhe në lojtarët e tij pas humbjes që e pësuan mbrëmë “Reds” nga Manchester United me rezultat 1:2 në “Old Trafford”.
Trajneri gjerman insiston se njëri prej golave të “Djajve të Kuq” u shënua në mënyrë të parregullt, ndërsa mendon se edhe lojtarët e tij kanë mundur të bënin më shumë në këtë përballje, shkruan “Gazeta Express”.
“Ishim të pafat në disa situata ndaj një kundërshtari si United. Do të ishte e mjaftueshme të shënonim për 1:1 në pjesën e parë. Në fillim ata ishin mjaft agresivë, ishte e qartë se çka do të ndodhte. Ishin më agresivë sesa ne de e qëlluan edhe shtyllën në fillim”, deklaroi Klopp pas lojës për “Sky Sports UK”.
“E shënuan golin dhe ne e morëm komandën e lojës dhe e bëmë lojën që dëshironim. Goli i dytë është e vështirë të pësohet, ishte pozitë jashtë loje, por duhet të punojmë për t’i evituar gabimet. Nuk ishte një paraqitje perfektë, ishte e qartë se United do të zhbllokohej me këtë fitore. Ne nuk ishim të gatshëm 100%”, përfundoi trajneri gjerman.
Liverpooli e ka nisur sezonin e ri mjaft të dobët.
Ekipi nga “Anfield Road” nuk e ka shijuar ende fitoren këtë edicion, duke i regjistruar dy barazime e një humbje në tri ndeshjet e para.