Klopp: Asnjë lojtar i Liverpool nuk do të stërvitet kundër vullnetit të tij

20:51 | 20 May 2020

Jurgen Klopp insiston se asnjë lojtar i Liverpool nuk do të stërvitet kundër vullnetit të tij.

Klopp këmbëngul se siguria e lojtarëve të tij është gjëja kryesore dhe se askush nuk do të detyrohet të stërvitet ose të luajë nëse nuk dëshiron.

Liverpool të mërkurën është rikthyer në stërvitje, me Premierligën që po shpreson të vazhdojë sezonin.

“Është zgjedhja e lojtarëve dhe kjo është e qartë”, ka deklaruar Klopp, teksa ka folur se lojtarët e Liverpool nuk do të jenë të detyruar për asgjë.

“Unë thash para stërvitjes. Ju jeni këtu me vullnet të lirë. Zakonisht ju nënshkruani një kontratë dhe duhet të luani kur t’ju them unë, por në këtë rast, nuk ndiheni të sigurt, ju nuk duhet të jeni këtu”.

“Nuk ka kufizime, nuk ka ndëshkime, asgjë. Është vendimi tyre dhe e ne e respektojmë 100 për qind”.

“Ne e duam futbollin, po, e duam punën tonë, por nuk është më i rëndësishëm se jetët tona ose njerzëve të tjerë”.

Komento: