Klopp “dridh” ekipet, tregon pikën e fortë të ekipit të tij

23:33 | 05 Prill 2019

Jurgen Klopp pëlqen të bëjë mbrojtjen e ekipi të tij më të fortën në Evropë, duke pretenduar se ata lojtarë që i ka tani në skuadër do të qëndrojnë gjatë në Anfiled.

Liverpool mban rekordin më të mirë mbrojtës në Premierligë dhe këtë ritëm ky ekip synon ta mbajë për vite të ardhshme, përcjell ORAinfo.

“Ata kanë një karrierë të gjatë përpara, e cila është shumë e mirë dhe efikase ,” tha Klopp përpara udhëtimit të së premtes në Southampton.

“Dhe si duket momenti është se ata duan të kalojnë pjesën më të madhe të karrierës së tyre këtu, e cila është një fakt shumë i rëndësishëm”, përfundoi trajneri gjerman./ORAinfo/

Komento: