Klopp e ‘qon në qiell’ kapitenin e skuadrës, Jordan Henderson – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Klopp e ‘qon në qiell’ kapitenin e skuadrës, Jordan Henderson

10:47 | 07 Prill 2019

Jurgen Klopp ka bërë disa lavdata për Jordan Henderson.

Henderson u inkuadrua nga banka rezervë në ndeshjen kundër Southampton, duke i dhënë një ritëm tjetër lojës, të cilën në fund Liverpool e fitoi.

Mesfushori i kombëtares së Anglisë asistoi në golin e parë të Mohamed Salah dhe përmirësoi dukshëm qarkullimin e topit në mesfushë.

“Nga këndvështrimi im, Hendo është një djalë fantastik. Ai ka karakter fantastik. Nëse do të shkruaja një libër për Hendon, do të kishte 500 faqe” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.

“Puna më e vështirë në 500 vitet e fundit ishte të zëvendësohej Steven Gerrard. Këtë e bëri Henderson” ka thënë tutje Klopp.

Jordan Henderson ka qenë zgjedhja e parë e Klopp për formacionin e tij këtë edicion. Shpeshherë, trajneri është kritikuar për këtë zgjedhje.

Komento: