Klopp i shqetësuar: Ky lojtar mund të na shkaktojë shumë probleme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Klopp i shqetësuar: Ky lojtar mund të na shkaktojë shumë probleme

21:23 | 28 Dhjetor 2018

Pierre Emerick Aubameyang, duket se është shqetësimi i trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Ai do të ketë të bëjë me lojtarin në ndeshjen e së shtunës, kur do të përballen Arsenal dhe Liverpool.

Klopp i njeh mirë aftësitë e Aubameyang pasi që më herët ishte trajneri i tij tek Borussia Dortmund.

Për këtë arsye, ai është pyetur se sa rrezik mund të sjellë Aubameyang për skuadrën e tij.

“Shumë. Lojtarë i jashtëzakonshëm, person i jashtëzakonshëm si dhe djalosh i mirë” është përgjigjur Klopp.

“Ai ka mendësinë e një top realizuesi. Gjithmonë i qetë para golit. Kombinimi i shpejtësisë dhe aftësisë për të konkretizuar e bëjnë atë një lojtar të papërmbajtshëm” ishin fjalët e Klopp.

Kujtojmë se nën urdhrat e Unai Emery, Aubameyang dhe Alexandre Lacazette kanë qenë thuajse të pandalshëm.

Komento: