Klopp ia jep lajmin e zi Milanit

23:43 | 15 Korrik 2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se kundër transferimit të Dejan Lovren për 25 milionë euro në Milan.

Sipas Calcio Mercato, trajneri gjerman ndjen se Lovren vlen më shumë, por që Reds gjithashtu do të duhet të kërkojnë një zëvendësim nëse ai largohet nga klubi, përcjell ORAinfo.

Lovren arriti vetëm 18 ndeshje për Liverpool në të gjitha garat sezonin e kaluar, pasi pozita e tij u zu nga Virgil van Dijk dhe Joel Matip në renditjen e skuadrës./ORAinfo/

Komento: