Klopp me deklaratë interesante për kalimin e Ronaldos te Unitedi

19:29 | 27 Gusht 2021

Jurgen Klopp: Transferimi i Ronaldos në Manchester United nuk është biznes për të ardhmen, por veç për të tashmen.

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht i është bashkuar gjigantit anglez Manchester United.

Pas transferimit të portugezit ka ardhur edhe reagimi i trajnerit te Liverpoolit, Jugen Klopp

Gjermani ka thënë që transferimi i Ronaldos në Manchester United, është biznes i tashmes, por jo të ardhmes.

“Nuk është biznes për të ardhmen, është tani, menjëherë. Kështu funksionojnë disa klube, por duhet të ketë mënyra të ndryshme. Ju ende duhet të zhvilloheni si një ekip, si një klub, dhe kjo është ajo që ne bëjmë. ” tha Klopp për Goal.

Transferimi i Ronaldos është blerja e tretë e madhe e klubit nga ‘Old Trafford’ ata po ashtu kanë transferuar Jadon Sanchon nga Dortmund dhe Raphael Varanën nga Real Madrid.

Ndërsa Liverpool për dallim nga Manchester United, 19 herë kampionët e Anglisë kanë transferuar vetëm mbrojtësin francez Ibrahima Konate për 40 milionë euro nga skuadra gjermane Leipzig.

Komento: