Klopp po e kërkon ‘dështakun’ e Interit

09:45 | 02 Nëntor 2020

Nuk po “dhez” te Interi, Eriksen po kërkohet nga Kloppi.

Mund të mbyllet në janar aventura e Christian Eriksen te Interi.

Mesfushori danez i cili nuk po arrin të tregojë dot veten dhe të shfaqet në të njëjtin nivel si te Tottenham edhe te Interi, mund të largohet pas vetëm një viti nga San Siro.

Eriksen do të rikthehet me shumë gjasa në Premier League aty ku kërkohet nga Liverpooli i Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman e pëlqen së tepërmi danezin e Interit dhe është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit.

Komento: