Jurgen Klopp nuk do të jetë në stolin e Liverpoolit për dy ndeshjet e radhës.
Ky dënim vjen nga Premierliga, për shkak të komenteve që bëri pas ndeshjes së Liverpoolit ndaj Tottenhamit në Premierligë.
Po ashtu, trajneri gjerman është gjobitur me 75 mijë funte.
Liverpoolit i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të sezonit aktual, teksa po lufton për top-4she.
Në këto dy ndeshje, Klopp nuk do të jetë në stolin e “Reds”.