Klopp thotë se Liverpooli mund ta fitojë Champions League

19:31 | 09 Mars 2021

Klopp thotë se Liverpooli mund ta fitojë Champions League.

Liverpool po vuan në kampionat, por ndryshe paraqitet situata në Champions League.

“The Reds” përballen nesër sërish me Leipzig, ekip që e mundën 0-2 në takimin e parë të raundit të 1/8-ve.

Kualifikimi në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm për klube është afër, teksa trajneri gjerman thekson se djemtë e tij do të bëjnë maksimumin për të fituar trofeun e madh.

“Mund të fitojmë Champions League këtë sezon: për shkak të cilësive që kemi në skuadër dhe futbollit që luajmë. Jemi në mes të rrugës, por nuk kam fare dyshime rreth kualitetit të djemve. Jam i lumtur që ndeshja e radhës vjen shpejt”, u shpreh ai.

“E kam thënë 5 mijë herë: futbolli nuk do të ishte loja që dashurojmë të gjithë nëse askush nuk mund të shkojë në stadium. Tifozët na kanë munguar, tanët krijojnë një nga atmosferat më të bukura në botë”.

“Por, mungesa e tyre nuk duhet të jetë një justifikim për ne. Ama, sigurisht që mbështetja e tyre në momente të vështira do na ndihmonte shumë“, theksoi Klopp

Komento: