Klopp trajner te Juventusi? Ky është lajmi “bombë” nga Anglia

14:44 | 20 Maj 2019

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Massimiliano Allegri si trajner i Juventusit në fund të fushatës 2018-19.

Juve do të jetë në kërkim të një trajneri të ri këtë verë me Allegrin duke u përgatitur të largohet pas pesë vjetësh të suksesshme me kampionët italianë, përcjell ORAinfo.

Sipas gazetarit italian Tancredi Palmeri, Juventus ka kontaktuar Klopp për të diskutuar një lëvizje të mundshme në Torino, por gjermani ka refuzuar ekipin italian.

Klopp e udhëhoqi Borussia Dortmund në dy tituj të Bundesligës përpara se të merrte përgjegjësinë për Liverpool në 2015./ORAinfo/

Komento: