Klopp vjen me deklaratën e vitit: Ja kush është lojtari më i mirë në botë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Klopp vjen me deklaratën e vitit: Ja kush është lojtari më i mirë në botë

09:22 | 24 Dhjetor 2018

Me buzëqeshje si gjithnjë dhe me të vërtetën e drejtpërdrejtë.

Gjermani Jurgen Klopp nuk fshihet teksa e pyesin për futbollistin e tij të preferuar. Sigurisht, ai është lojtari i zemrave për shumë futbollistë, trajnerë dhe tifozë në mbarë botën

“ E kam thënë gjithnjë, se çfarëdo që të thonë njerëzit në të ardhmen, Pele ka qenë më i miri. Unë u takova me të në botërorin e 2006.

“Zakonisht nuk emocionohem, por përpara tij unë u djersita si i çmendur. Kështu që për mua lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është Pele.”

Sa i përket futbollistëve që janë ende në aktivitet, trajneri i Liverpool e jep përgjigjen e tij në formën e një anekdode.

“Tani unë kam vetëm një selfie në smartphonin tim. Ajo është me Messin. Edhe Cristiano ishte në të njëjtën sallë…”

Tekniku si gjithnjë i shpenguar në deklaratat e tij ishte i ftuar në mbrëmjen gala të klubit për mbylljen e vitit.

Komento: