Klopp vjen me transferim të papritur nga PSG

11:44 | 08 Prill 2019

Liverpool raportohet se po shqyrton një transferim për sulmuesin e Parisit, Silas Wamangituka.

19-vjeçari ka shënuar tetë herë në 24 paraqitje në Ligue 2 gjatë fushatës 2018-19 përcjell ORAinfo.

Sipas Get French Football News, Liverpuli ka qenë duke kërkuar të riun gjatë gjithë sezonit, ndërsa Barcelona, Newcastle United dhe Fiorentina gjithashtu e kanë vëzhguar atë.

I lindur në DR Congo, Wamangituka u zhvendos në Francë për t’u bashkuar me Ales në moshën 17 vjeç, para se të kalonte në Paris FC në 2018.

Sulmuesi ka një kontratë me klubin e tij të tanishëm deri në verën e vitit 2021, por mund të largohet nga Stade Charlety në fund të sezonit ./ORAinfo/

Komento: