Klubet angleze po e kërkojnë me ngulm mesfushorin e Milanit

12:59 | 21 June 2020

Newcastle Utd dhe Everton në “luftë” për Kessie.

Franck Kessie mund të largohet nga Milan këtë verë.

Tuttosport raportn se Franck Kessie po kërkohet nga dy skuadra të Premierligës, Newcastle United dhe Everton, përcjell lajmi net.

23 vjeçari është i hapur për t’u larguar na Milan këtë verë, me shumë ekipe që kanë shprehur interesim për të, përfshirë edhe skuadrat brenda Italisë, si Napoli dhe Juventus.

Por, Premierliga duket një destinacion më tërheqës, me Newcastle United dhe Everton që janë të interesuara për të.

Kessie është pjesë e Milan që nga viti 2017, kur ishte huazuar fillimisht nga Atalanta, para transferimit final në vitin 2019.

Komento: