Klubet e mëdha pas Kolo Muani, Eintracht Frankfurti ia cakton çmimin e largimit francezit

21:01 | 07 February 2023

Randal Kolo Muani mund të jetë duke e kaluar sezonin e tij të fundit me Eintracht Frankfurtin.

Sulmuesi francez ka tërhequr interesim e disa klubeve të mëdha evropiane, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me skuadrën gjermane.

Kolo Muani ka regjistruar 26 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime.

24-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, teksa nuk ka ndonjë klauzolë largimi.

Mirëpo, ai besohet se e dëshiron largimin nga “Shqiponjat” për një klub tjetër më të madh.

Sipas “L’Equipe”, Eintracht Frankfurti ia ka caktuar atij çmimin e largimit prej 100 milionë eurosh.

Mediumi francez bëri të ditur se për ish-sulmuesin e Nantes kanë shprehur interesim Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Bayern Munichi.

Komento: