Klubet e Premier League pas yllit të Milan

14:08 | 18 Shkurt 2022

Nga Premier League interesohen për Leao, nuk shqetësohet Milani

Milan vazhdojnë të jenë optimist për rinovimin e kontratës me Rafael Leao.

Anësori portugez, Rafael Leao është padyshim lojtari kyç i skuadrës së Milan këtë edicion.

Forma e tij e lartë ka bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas tij, përfshirë edhe skuadra nga Premier League.

Fabrizio Romano bën të ditur se Milan nuk janë të shqetësuar me interesimin e klubeve të Premier League për Leao, pasi rinovimi tashmë është më afër se kurrë, përcjell lajmi.net.

Edhe Ismael Bennacer pritet të nënshkruajë kontratë të re, pas rinovimit të Theo.

Në anën tjetër, situatë më e komplikuar është ajo e Franck Kessie, që me shumë gjasë largohet nga Milan në fund të sezonit.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka pranuar 6.5 milionët e ofruara dhe pritet të largohet.

Komento: