Klubet e Premierligës kanë dhënë lajmin e fundit për datën e kthimit në fushë.
Klubet e Premierligës kanë rënë dakord për datën e rifillimit e cila do të jetë 20 qershori, në atë që është një progres i madh për planet e tyre të Projektit Rifillimi, sipas Mirror.
Premierliga është përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të përfundojë planet për ta rikthyer sezonin pas pezullimit të tij në fillim të marsit në mes të krizës së koronavirusit.
Dhe tani duket se gjithçka po shkon drejt finalizimit, pasi kampionati anglez pritet të kthehet në mesin e qershorit.
20 qershori, megjithatë, i lë vetëm tre javë kohë menaxherëve që të përgatitin skuadrat e tyre për ndeshjen e parë pas pandemisë.