Milot Rashica, në mes të Bundesligës dhe Premierligës.
Ylli kosovar ka oferta nga Leipzigu dhe Liverpooli, por ende s’ka vendosur për të ardhmen. Werder Bremeni e vlerëson atë 38 milionë euro
Milot Rashica është gjithnjë e më larg Werder Bremenit, shkruan Gazeta Express.
Ylli kosovar pritet të largohet nga klubi aktual me të përfunduar ky sezon.
Ndërkohë, interesim për vushtrriasin kanë shfaqur disa klube të njohura evropiane.
I fundit që është futur në garë për 23 vjeçarin është Leipzigu.
Por, drejtuesit e klubit gjerman nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 38 milionë euro për Rashicën, aq sa i kërkon klubi i tij.
Ndërkohë, ish-futbollistit të Vitesses ia ka vënë syrin edhe Liverpooli në Angli.
“Reds” e shohin përfaqësuesin kosovar si zëvendësues të bashkëkombësit të tij, Xherdan Shaqiri, i cili pritet të largohet nga “Anfield Road”.
Pra, i mbetet Rashicës të vendosë nëse dëshiron ta vazhdojë karrierën në Bundesligë apo ta provojë një eksperiencë të re në Premierligë.
Gjithashtu, interesim për Milotin kanë shfaqur edhe Aston Villa në Angli dhe Napoli në Itali.
Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.
Përfaqësuesi kosovar pritet ta vendosë për të ardhmen e tij brenda tri javësh.
Ai i ka realizuar 10 gola këtë sezon deri tash me Bremenin.
Në total, ish-futbollisti i Vitesses i ka realizuar 23 gola në 59 paraqitje me Werderin.