Klubet kosovare: Nëse nuk përfundon licencimi s’do t’i vazhdojmë garat

14:58 | 29 March 2023

Takimi i 20 klubeve kosovare: Nëse nuk përfundon licencimi s’do t’i vazhdojmë garat.

Sot gjatë ditës në shtëpinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur takimi me 20 klubet kosovare.
Aty është diskutuar vonesa e licencimit të klubeve nga Ministria e Sportit në Kosovë, shkruan Lajmi.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina foli për Kanal10 në lidhje me këtë takim dhe tregoi se çfarë vendimi morën kryesorët e klubeve, në veçanti ato të Superligë së Kosovës.

“Në rast se nuk përfundon procesi i licencimit deri më datën 31 mars, atëherë klubet janë dakorduar që të mos vazhdojnë garat”, ka thënë Batatina

Kujtojmë që ky mos-licencim po ndikon dukshëm në buxhetin e klubeve kosovare dhe rrezikojnë shumë që të futen në borxhe të mëdha para përfundimit të këtij sezonit.

Komento: