Klubi anglez me ofertë ‘marramendëse’ për Muriqin

22:34 | 13 May 2020

Klubi anglez ka bërë një ofertë ‘marramendëse’ për Muriqin.

Klubi anglez West Brom ka shfaqur interesim ta blejë sulmuesin kosovar të Fenerbahces, Vedat Muriqin, dhe është i gatshëm t’i ofrojë 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.

Ëest Brom, megjithatë, mund të ëndërrojë ta ketë Muriqin në skuadër vetëm nëse e siguron promovimin në Premierligë për sezonin e ardhshëm.

Njëlloj si Premierliga, edhe Championship – niveli i dytë i futbollit anglez – synon ta rifillojë sezonin në fillim të muajit të ardhshëm dhe West Brom renditet i dyti me 70 pikë, një më pak se lideri Leeds United dhe gjashtë më shumë se Fulham në pozitën e tretë. Dy klubet e para promovohen direkt, katër të tjera luajnë në play-off për promovim.

Por West Brom do të përballej me konkurrencë të fortë në treg për 26-vjeçarin nga Prizreni, i cili është dëshirë edhe e Jose Mourinhos në Tottenham, Lazio dhe Serie A dhe Manchester Unitedi në Premierligë, po ashtu.

Muriqi iu bashkua Fenerbahces nga Rizespor gjatë verës së 2019-s për 3.5 milionë euro, por pas paraqitjeve mbresëlënëse për ekipin kombëtar të Kosovës dhe Fenerin në sezonin e tij të parë te gjiganti turk, vlera e tij në treg u rrit shumë.

Muriqi e barti formën e lartë nga Rizespori në Fenerbahce, duke e vazhduar shkëlqimin me 15 gola dhe gjashtë asiste në 28 paraqitje këtë sezon para se pandemia koronavirus ta pezullonte futbollin.

Loja madhështore në dy sezonet e fundit në ligën elitare turke dhe me ekipin kombëtar dardan ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane t’i kushtojnë vëmendje Muriqit.

Komento: