Tottenham Hotspur do të vezhgojë ndeshjen e sotme Atalanta- Milan, ku thuhet se do të shikojë Suso dhe Franck Kessie.
Sipas Sport Mediaset, Spurs do të ketë një përfaqësues në Stadio Azzurri d’Italia në Bergamo këtë mbrëmje.
Ata po mbajnë sytë në disa lojtarë, përfshirë sulmuesin Atalanta Duvan Zapata, por fokusi i tyre është mbi të gjitha në Milan.
Është përfolur se Tottenham po ndjek dyshën Suso dhe mesfushorin Kessie.
Ndërsa Suso ka një klauzolë lirimi me vlerë 40 milionë euro, Kessie vlerësohet me afërsisht të njëjtën shifër.
Rossonerët nënshkruan me Krzysztof Piatek dhe Lucas Paquetá për një shifër prej 70 milionë ero të kombinuar në janar, kështu që shitja e këtyre dy lojtarëve do të barazonte shofrat e shpenzuara nga klubi. /ORAinfo/