Klubi arab tenton transferimin e Varane

16:00 | 20 August 2023

Sirena arabe edhe për Raphaël Varane, i cili i dhuroi fitoren Manchester United në takimin e parë të sezonit të ri në Premier League.

Me golin e realizuar ndaj Wolvesit në “Old Trafford”.

30-vjeçari, i cili ka fituar gjithçka me Real Madrid dhe Kupën e Botës me Francën, është pjesë e “Djajve të Kuq” prej gushtit të vitit 2021. Kur u transferua në ishull për 40 mln euro.

Varane pëlqehet shumë nga Al-Ittihad, që po përgatit një ofertë zyrtare për Manchester United. Dhe vetë qendërmbrojtësin.

Gjithsesi, arritja e marrëveshjes nuk do të jetë një mision i thjeshtë për sauditët. Pasi United nuk ka ndërmend të privohet nga Varane.

Harry Maguire është drejt transferimit te West Hami dhe trajneri Ten Hag nuk ka ndërmend të humbasë një tjetër lojtar të prapavijës.

Nëse kalon tek Al-Ittihad, Varane do të bashkohej sërish me Karim Benzema dhe Ngolo Kante, me të cilët ka luajtur në kombëtaren e Francës.

Komento: