Klubi francez po ia merr yllin Chelseas

20:45 | 07 Maj 2019

Presidenti i klubit francez konfirmon interesimin për kampionin e botës.

Kontrata e sulmuesit francez Olivier Giroud me skuadrën e Chelsea skadon në fund të këtij sezoni dhe 32-vjeçari mund të rikthehet në vendlindje.

Presidenti i skuadrës së Bordo ka konfirmuar interesimin ndaj sulmuesit kampion bote me kombëtaren e “gjelave”.

“Jemi interesuar për të dhe këdo që kemi pyetur na ka thënë fjalë të mira për Giroud. Si në aspektin sportiv ashtu dhe atë human. Ndaj, mendoj se ai është sulmuesi që ne po kërkojmë, pasi ka cilësitë për të cilat ne kemi shumë nevojë”, u shpreh Hugo Varela, transmeton telesport.

Sipas “L’Equipe”, sulmesi francez mund të refuzojë rinovimin me Chelsea, ndërkohë që në vendlindje ka shumë oferta. Gjithsesi, skuadra e Bordo është e para që del publikisht në kërkim të sulmuesit, që pas 7 sezonesh në Angli (Arsenal dhe Chelsea) mund të rikthehet në Francë.

Komento: