Gjest për t’i duartrokitur – Dortmund e shndërron stadiumin në spital të përkohshëm.
Borussia Dortmund po lufton me COVID-19 këto ditë, dhe lojtarët dhe tifozët e kanë vërtetuar këtë.
Më parë, lojtarët kanë hequr dorë nga një pjesë e pagave për t’u siguruar të ardhura punëtorëve të klubit, tifozët mblodhën para për të ndihmuar spitalet, dhe tani klubi ka hequr dorë nga stadiumi i tyre për të shndërruar atë në spital të përkohshëm në betejën kundër COVID-19.
Stadiumi është kthyer në spital për të infektuar me koronavirus. Singal Iduna Park është stadiumi më i madh në Gjermani, dhe klubi pa ia ka dorëzuar atë shtetit për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Ata që kanë simptoma dhe mendojnë se kanë virusin do të testohen në pjesën veriore të stadiumit, i cili është kthyer në një izolim të madh. Brenda tij po ashtu janë vendosur edhe shtretër ku do të strehohen ata që janë pozitiv në COVID-19.
Ky vendim i tyre është mirëpritur në Gjermani, dhe vuri sërish në pah se Dortmund ka një zemër të madhe.