Klubi i Premier League takon prindërit e lojtarit.
Joao Felix i Benfica-s është një prej talenteve më të kërkuar në rruzullin tokësor.
Portugezi i cili mund të luajë në disa pozicione ofensive, kërkohet nga gjigantët evropianë.
Sipas së përditshmes Record, Manchester City ka shfaqur zyrtarisht interesin për 19-vjeçarin.
Po sipas gazetës, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Premier League kanë takuar prindërit e Felix.
Ata duan të bindin njëherë lojtarin dhe prindërit e tij përpara se të nisin negociatat me klubin portugez.
Thuhet që vlera e lojtarit mund të rritet deri në 60 milionë euro.