Ilir Blakçori rikthehet te Llapi.
Ilir Blakçori është rikthyer sërish te Llapi pas katër sezoneve të kaluara te Drita.
Klubi i Llapit ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë, por nuk zbuloi detajet e kontratës.
Klubi nga Podujeva e vlerësoi si të rëndësishëm rikthimin e 30-vjeçarit, pasi në njoftim u theksua së në sezonin e ardhshëm barrën kryesore do ta kenë futbollistët nga ky qytet.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
“𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗕𝗟𝗔𝗞𝗖̧𝗢𝗥𝗜 𝗥𝗜𝗞𝗧𝗛𝗘𝗛𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗦𝗛𝗧𝗘̈𝗣𝗜 ⚪️🔵
Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me futbollistin llapjan, mbrojtësin e majtë, Ilir Blakçori.
Blakçori rikthehet në shtëpi pas katër vitesh të kaluara tek skuadra e Dritës, ku ishte ndër futbollistët më të mirë.
Marrëveshja me Ilirin është finalizuar në orët e vona të ditës së shtunë ku prezent ishte edhe Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina.
Projekti i nisur nga drejtuesit e klubit për edicionin e ri 2023/24 është projekt i bazuar në ekip të prodhimit vendor, pasi që barrën kryesore do ta mbajnë futbollistët llapjanë.
Iliri ka qenë gjithmonë futbollist që për ngjyrat e klubit e ka lënë edhe zemrën në fushë, e i tillë do jetë sërish.
Guri i rëndë peshon në vend të vet, na priftë e mbara së bashku!”.