Igli Tare insiston për Muriqin
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga bashkëkombësi i tij, i cili po luan me sukses në Fenerbahçe
Igli Tare nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Vedat Muriqi.
Drejtori sportiv i Lazios po e mendon strategjinë për të ardhur deri tek bashkëkombësi i tij, i cili po luan me sukses në Turqi.
Tashmë nuk është fshehtësi që sulmuesi kosovar është objektiv i klubit nga Serie A.
E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se Tare po mendon të flasë personalisht me prizrenasin, përcjell “Gazeta Express”.
“Biancocelesti” janë të gatshëm t’i paguajnë 20 milionë euro për kartonin e Muriqit.
Gjithashtu, 25 vjeçarin e do edhe klubi tjetër italian, Napoli.
Ndërkohë, në Angli futbollistin kosovar e pëlqejnë gjashtë klube: Tottenhami, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Burnley dhe Brighton.
Fenerbahçe synon t’i nxjerrë deri në 25 milionë euro nga shitja e ish-futbollistit të Rizesporit.
Muriqi i ka realizuar 15 gola këtë sezon deri tash me ekipin nga Stambolli.