Yllin kosovar Milot Rashicën e duan ekipet nga Premierliga.
Paraqitjet mbresëlënëse me Werder Bremenin kanë bërë që Milot Rashica të nis të bëhet objektiv i klubeve evropiane. Sulmuesin e krahut e duan në Premierligë
Milot Rashica po e vazhdon shkëlqimin në futbollin gjerman, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti i krahut e shfaqi kualitetin e tij edhe në duelin e fundit, atë gjysmëfinal në Kupën e Gjermanisë kundër Bayern Munichut, ku ishte protagonist me një gol të shënuar dhe një asistim të dhuruar, edhe pse në fund Werder Bremeni u mposht 2:3 nga gjiganti bavarez.
Sipas mediave të huaja, përfaqësuesi kosovar ka nisur të bëhet objektiv i klubeve evropiane, mbi të gjitha pas formës së jashtëzakonshme që po e shfaq në vitin 2019.
Interesim për futbollistin vushtrrias ka shfaqur Crystal Palace nga Premierliga.
Palace po e kërkon tandemin e Wilfried Zaha në sulm për sezonin e ardhshëm dhe Rashica duket të jetë opsioni më i mirë.
22 vjeçari në javët apo muajt në vazhdim pritet të bëhet objektiv edhe i klubeve tjera evropiane.