Klubi i njohur italian shkarkon trajnerin

13:58 | 04 Shkurt 2020

Klubi i njohur italian shkarkon trajnerin.

Torino dhe trajneri i tyre Walter Mazzarri kanë ndarë rrugët sot pas humbjes 4-0 të klubit ndaj Lecce të dielën.

Torinezët aktualisht renditen në vendin e 12-të në kampionat dhe kanë humbur tre ndeshjet e tyre të fundit radhazi, përcjell lajmi net.

Ata u mposhtën 4-0 ndaj Lecce fundjavën e kaluar, 4-2 ndaj AC Milan në Kupën e Italisë, një humbje 7-0 ndaj Atalanta dhe një humbje 2-1 ndaj Sassuolo.

Mazzarri arriti një marrëveshje me menaxhmentin e klubit për të ndërprerë reciprokisht kontratën e tij. Torino tani po kërkon një zëvendësim për të marrë përsipër klubin.

Komento: